Kaka: Dua të pushoj

Milani do të luajë të dielën e ardhshme kundër Sienës pa shërbimet edhe të Kakasë, përvec atyre të Patos. Fantazisti brazilian ndjen dhëmbje në gjurin e majtë. "Prej kohësh kam probleme dhe as nuk po arrij të stërvitem dhe të luajë mirë. Vendosa të bëj pushim. Shpresoj të kthehem sa më shpejtt, por cdo gjë varet se si do të shkojnë kurat".
Kaka foli edhe për "Pekin 2008", ku është përjashtuar nga trajneri Dunga së bashku edhe mbrojtësin e Romës, Huan dhe fantazistin e Realit të Madridit, Robinjo. "Mua do të më pelqente, por këtë do ta vendosin Federata Braziliane e Furtbolit dhe Milani. Gjatë kësaj kohe, mund të stërvitem për paraeliminatoret e Ligës së Kampioneve".