Kalderon karikon lojtarët me sllogane naziste

Frymëzim me moto naziste. Presidenti i Realit të Madridit, Ramon Kalderon karikon lojtarët e tij me një nga sloganet më të njohura hitleriane. Gjithcka ndodhi kur kreu i "shtëpisë së bardhë" të futbollit bëri një deklaratë në dhomën e zhveshjes së ekipit në "Santiago Bernabeu".
"Nëse do të luftojmë mund të humbasim, por nësë nuk e bëjmë atë jemi të humbur". Sipas medias spanjolle, kjo thënie në fakt, i përket Hans Ulrich Rudel, pilotit gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nazisti ishte dekoruar shumë herë nga Adolf Hitleri, pasi kishte kryer mbi 2000 flutirime ajrore kundër sovjetikëve. Skandali u bë shumë shpejt publik nga "Sport", një gazeta katalanase shumë e afërt me Barcelonën, armiken e përjetshme të Realit të Madridit.