Hana: Përfshirja e spitaleve në ISKSH do evitojë krizën e medikamenteve
Përfshirja e spitaleve në skemën e sigurimeve shëndetësore do të ndikojë në përmirësimin e shërbimit dhe riparimin e krizave për medikamente.Drejtoresha e Insitutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana thotë se një ndër pikat e forta të kësaj reforme ka të bëjë pikërisht me këtë fakt. Sipas saj, pritet që menjëherë pas nënshkrimit të kontratave me spitalet, këto të fundit nuk do të vuajnë më për mungesë ilaçesh.Një ndër pikat kyçe ku do të bazohet lidhja e kontratës së ISKSH-së me spitalet, do të jetë shërbimi i këtyre të fundit. Sipas indikatorëve që do të përcaktohen në një fazë të mëvonshme, ISKSH do të verifikojë nëse spitalet i përmbushin apo jo kriteret e qëndrimit në skemë.Shtrirja e skemës së sigurimeve dhe kujdesit shëndetësor në 42 spitalet e vendit, parashikohet në konkretizohet në janar të 2009-ës. Rishtaz skema do të mbulojë medikamentet dhe në një fazë të mëvonshme do të vendoset edhe një paketë bazë shërbimesh që do të ofrohen në të gjitha spitalet me kontratë.