E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama në Shtëpinë e Bardhë pas datës 15 janar

Presidenti i zgjedhur amerikan Barak Obama nuk mund te zhvendoset në Shtëpinë e Bardhë përpara datës 15 janar. Kjo sepse, Presidenti aktual Xhorxh Bush ka refuzuar kerkesen e familjes Obama per t'u transferuar disa dite me pare, fillimisht ne shtepine e mysafireve, Bleir Hauz.
Familja Bush ka njoftuar se shtepia do te jete e zene, per shkak te organizimit te disa ceremonive pritese dhe takimeve nga administrata aktuale. Zakonisht presidenti i ri amerikan zhvendoset ne Bleir Haz perpara dites kur zhvillohet ceremonia e betimit, qe shenon edhe qendrimin e tij ne Shtepine e Bardhe. Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama dëshironte të transferohej në Shtëpinë e Bardhë për të bërë të mundur që vajzat e tij që nga 5 janari të fillonin të frekuentonin shkollën në qytetin e ri. Por projekti i presidentit të ri ka dështuar. Administrata aktuale ka refuzuar kerkesen per transferim ne rezidencen e rezervuar per miqte. Sipas "Nju Jork Tajms", administrata nuk ka treguar se me cilet miq do te jete e zene kete kohe rezidenca ne 'Pensilvenia Evenju', pasi Departamenti i Shtetit nuk ka njoftuar per ndonje vizite te ndonje kreu shteti te huaj. Por stafi i Obames ka evituar polemikat dhe ka thene se Shtepia e Bardhe eshte treguar e disponueshme ndaj nevojave te familjes Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›