Enkelejd Alibeaj: Presidenti i ri të korrigjojë boshllëqet e Topit

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një prononcim për mediat vlerësoi vlerësoi se presidenti i ri duhet të korrigjojë gabimet e Bamir Topit, në veçanti në sistemin e drejtësisë. “Duhet të jetë një figurë, e cila të korrigjojë të gjitha ato defekte që figura presidenciale aktuale ka lënë. Të dijë të instalojë frymën e zbatimit të ligjit në sistemin e drejtësisë; të jetë figurë politike, e cila në rastet kur të ketë ngricë politike parlamentare të dijë të ndërhyjë dhe të gjejë konsensusin”, tha Alibeaj. Deputeti i PD-së bëri të qartë se nuk mund të ketë bllokim të procesit të zgjedhjes së presidentit nga opozita. Ndërsa shtoi, se kandidatura për postin e kreut të shtetit i përket mazhorancës. Sipas tij, procesi i zgjedhjes së presidentit do kalojë në 3 raunde dhe pas raundit të 3-të, Shqipëria do ketë presidentin e ri. “Të mos jetë një figurë presidenciale që vetëm hesht. Do të kryhet raundi i parë, do të kryhet raundi i dytë dhe nëse përsëri do bojkotojnë, do të kryhet edhe i treti; në raundin e katërt Shqipëria do të ketë presidentin”, deklaroi Alibeaj.
...