E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nga PS nuk kemi asnjë shpresë, do krijojmë polin brenda opozitës”

09-01-2012 / Gazeta 55

Paskal Milo, kreu i PSD-së
 
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, gjatë një deklarate për mediat, u shprehet se “poli i ri politik” do jetë një koalicion partiak brenda së majtës, me qëllim mbrojtjen e interesave të partive të vogla, përballë roli të PS në diskutimet për reformën zgjedhore. Sipas tij, synimi i këtij grupimi politik brenda të majtës, synon distancimin nga PS dhe maksimalizimin e rezultatit zgjedhor me qëllim fitimin e mandateve në 2013-ën.
“Poli, në të gjitha variantet, do të krijohet. Kjo është e qartë. Ideja e krijimit të polit nga disa parti të spektrit të majtë, është që ai të jetë brenda koalicionit të majtë. E rëndësishme është që partitë e politik të kenë të drejtë të konkurrojnë në rajone të caktuara dhe të jenë në gjendje të fitojnë mandate. Sipas kodit aktual, partitë e vogla e kanë thuajse të pamundur të sigurojnë qoftë edhe një mandat në 12 qarqet e vendit. Ne jemi në diskutime dhe nisur nga rrethanat, nuk është përcaktuar alternativa se si do sillemi në fushatën e ardhshme zgjedhore. Kjo do të varet nga sjellja e PS në reformën zgje3dhore. E qartë është se ky pol nuk do ketë pjesë të tij, Partinë Socialiste. Pra, mund të dalim edhe si një pol si brenda koalicionit dhe maksimalizojmë rezultatin duke vënë në garë përfaqësuesit tanë dhe në rastin më ekstrem, një pol që del si subjekt politik i vetëm, sepse Partia Socialiste dhe ajo Demokratike nuk dëgjon zërin e të vegjëlve sa i takon ndryshimeve në kodin zgjedhor”, u shpreh Milo.
Ai vuri në dukje se të vegjlit nuk kërkojnë ndryshim të sistemit zgjedhor, por korrektim të tij.
Kreu i PDS-së u ndal dhe në diskutimet politike për zgjedhjen e presidentit të ri, teksa tha se përzgjedhja e Presidentit nuk do të jetë një çështje e lehtë, por do të shkaktojë debate të shumta publike dhe parlamentare, ndonëse jo të temperamentit dhe natyrës konfliktuale të 2007-ës.
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›