Brenda 24 orësh, si pasojë e aksidenteve me motor humbin jetën 2 persona Aksident me motorr (foto ilustruese)

Brenda 24 orësh në qytetin e Beratit, gjejnë vdekjen dy persona për pasojë të aksidentit me motor. Ngjarja e parë ka ndodhur në rrugën nacionale Berat-Skrapar, ku shtetari Ilir Demiraj, 37 vjeç, po udhëtonte me motor në krah të kundërt, teksa është përplasur me një automjet që i vinte përballë. Ndërsa ngjarja e dytë ka ndodhur në fshatin Luma, ku shtetasi Ilir Halli, 27 vjeç, teksa po ecte me motorin e tij, i ndërpret rrugën një kalimtar dhe në shmangie të përplasjes ka devijuar, por më pas ka humbur kontrollin duke u përplasur me një ndërtesë. Halili gjeti vdekjen e menjëhershme për shkak të përplasjes së fortë.