E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështon mbledhja e KRRT në Durrës, Dako: Do ndjekim rrugën ligjore Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako

Mbledhja e radhës e Këshillit Rregullues të Territorit në qytetin e Durrës ka dështuar sërish. Shkak është bërë mosparaqitja e një pjesë të anëtarëve të këtij këshilli. Gjatë kësaj mbledhje, anëtari Ardian Muka, tha se shqyrtimi i kësaj kërkesës për projektin e portit të peshkimit përbën detyrim ligjor për administratën bashkiake. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, deklaroi se dështimi i mbledhjes së KRRT është pasojë e mosparaqitjes së këshilltarëve të djathtë dhe se administrata e tij do ta ndjekë ligjërisht këtë procedurë. “Bashkia e Durrësit e kundërshton fuqimisht realizimin e portit të peshkimit për shkak të ndotjes, rëndimit të trafikut dhe planeve turistike në pjesën bregdetare”, tha Dako.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›