E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Hannibali" në Barkën e Noa’s

Ylli i kult filmit “Kur Heshtin Qengjat” (Silence of the Lambs), Anthony Hopkins, do të shfaqet në njërin prej roleve kryesore në filmin “Noah”.

Regjisori i filmit, Darren Aronofsky, ka shkruar në Twitter se është tejet “i lumtur që pjesë e ekipit filmik do të jetë edhe i famshmi Anthony”.

"Për mua do të jetë nder i madh që të punoj me të madhin Anthony”, shkroi Darren, duke shtuar se, Hopkins në filmin “Noah”, xhirimi i të cilit fillon në fund të këtij muaji, do të luaj rolin e Metuzalemit – gjegjësisht, të njeriut më të vjetër në botë, sipas Biblës Çifute.

Aktori tjetër i njohur, Russel Crowe, do të luaj rolin e Noa’s , ndërkohë që në film do të shfaqen edhe aktorët Ema Stone, Jennifer Connelly dhe Emma Watson (e njohur me rolin e saj në sagën për Harry Potter), por ende s’është qartësuar se cilat role do t’i interpretojnë.

Pritet që filmi për Noa’n dhe barkën e tij të shfaqet në kinematë amerikane në muajin mars të vitit 2013.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›