E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persie mbetet në Arsenal

Robin van Persie do të mbetet në Arsenal. Sipas Sky Sports News, kapiteni i gjigantit londinez – i cili javën e kaluar befasoi drejtuesit e klubit me vendimin për mos vazhdimin e kontratës – ka ndërruar mendjen dhe ka shprehur gatishmëri të vazhdojë qëndrimin e tij në Emirates Stadium.

Kontrata aktuale e holandezit me Arsenalin do të skadojë në verën e vitit të ardhshëm.

Por, Van Persie besohet se është i lumtur me jetën në Londër dhe shkollimin e fëmijëve të tij andaj pritet të mbetet në Arsenal.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›