E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hannoveri nderon Lalën

Altin Lala i ka dhënë lamtumirën Hannoverit në ndeshjen kundër Kaiserslauternit, 2:1. Mesfushori shqiptar u aktivizua gjashtë minuta në këtë takim, derisa tifozët kishin përgatitur një befasi për të.

Për nderë të 36-vjeçarit, i cili për 14 vjet rresht veshi fanellën e Hannoverit, para fillimit të takimit në stadiumin AWD-Arena, ishte përgatitur një koreografi mahnitëse me mbishkrimin ‘Danke Altin 1998-2012’.

Përveç kësaj, të gjithë tifozët dhe bashkëlojtarët kishin veshur fanellat me portretin e Lalës dhe numrin, 8 të cilin e kishte bartur. Ish-reprezentuesi i Shqipërisë nga sezoni i ardhshëm do ta bartë fanellën e ekipit të dytë të Bayern Munchenit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›