Terry nuk e braktis Anglinë

John Terry ka mohuar spekulimet se mund të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar. Mbrojtësi i Chelseas humbi shiritin e kapitenit të Anglisë, derisa pret të paraqitet në gjykim pas akuzës për fyerje raciste ndaj mbrojtësit të QPR-s, Anton Ferdinand.
Kjo ka zgjuar sugjerime se Terry mund të përshëndetet nga Kombëtarja, por gjatë një interviste për The Sun, ai ka bërë të qartë se do të jetë në dispozicion të selektorit të ri Roy Hodgson.
“Nuk do të tërhiqem nga futbolli ndërkombëtar. Jam krenar që përfaqësoj shtetin tim, kurrë nuk do t’ia kthej shpinën Anglisë”, deklaroi ai.