E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raul, për Euro 2012

Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque ka pranuar se mund të ftojë sulmuesin Raul për Euro 2012. 34 vjeçari ka qenë njëri prej futbollistëve më të mirë të Schalkes në dy sezonet e fundit, dhe paraqitjet e tij pozitive kanë shtuar gjasat e rikthimit në Furia Roja.

Derisa sulmuesi i Barcelonës, David Villa është në garë me kohën për rikuperim, shërbimet e Raulit mund të jenë të nevojshme dhe Del Bosque ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e përfshirjen në skuadër të ikonës së Real Madridit. “Raul ka merita të jetë në skuadër”, tha Del Bosque gjatë një konference për shtyp.

“Ne do të publikojmë një listë më 15 maj, por ajo nuk do të jetë përfundimtare. Do të jetë nj grup ku disa do të shkojnë në Euro 2012 e disa të tjerë jo. Të gjithë kanë shanse të përzgjidhen. Raul është duke luajtur në nivel të lartë. Ai ka merita të përfshihet, por ka edhe futbollistë të tjerë, ne nuk mund ti angazhojmë të gjithë. Nuk janë vetëm futbollistët më të mirë spanjoll por edhe futbolli spanjoll në përgjithësi”, përfundoi Del Bosque.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›