Hanover 96 i Altin Lalës shkatërrohet 3-0

Hanover 96 i Altin Lalës pësoi një tjetër humbje shkatërruese 3-0, pas asaj të një jave më parë 4-0 me . Kësaj rradhe humbja ishte dhe më dëshpëruese pasi u arrit në shtëpi dhe nga një ekip debutues i Bundesligës 1, Alemania Aachen. Golat për miqtë u shënuan nga
Jan Schlaudraf(15', Sasha Dum (47') dhe Reiner Plasshenrich (72').
Kapiteni shqiptar Altin Lala ka luajtur në këtë takim nga minuta e parë dhe në minutën e 45 u ndëshkua me karton të verdhë.
Edhe Arminia Bielefeld e Fatmir Vatës u ndëshkua nga Borusia e Munchengladbahut me rezultatin 1-0.
Rezultatet e javës së tretë në Bundesligë
Hannover 0 : 3 Alemannia Aachen
Bayer 1 : 1 Volfsburg
Borussia M. 1 : 0 Arminia Bielefeld
Stuttgart 1 : 3 Borussia D.
Bayern 0 : 0 Nurnberg
Bochum 0 : 1 Energie