E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: “Tompson është një mi”

Luan Krasniqi po i përjeton orët e fundit me emocionet e ndeshjes së madhe kundër amerikanit Toni Tompson. Koha e deklaratave për ndeshjen dhe vlerësimet publike të medias për kundërshtarin ka përfunduar. Ka ardhur koha e ringut. Aty ku flet boksieri. Ku triumfon më i forti. Gjatë një interviste të dhënë dje për televizionin gjerman ZDF, Krasniqi e vlerëson ndeshjen si shumë të rëndësishme.

Krasniqi, ju pohuat se nuk dëshironi të bëni kësaj here gabime që mund të sjellin edhe përfundimin e ëndrrës suaj për një ndeshje për titull botëror. Kur ju e bëtë atë, cilat ishin pasojat?
Gabimi i përket ndeshjes sime të parë kundër Saletës në vitin 2002. Të gjithë më kishin thënë se Saleta nuk do të përbënte një problem për mua dhe unë shkova në ndeshjen kundër tij jo me shumë përgatitje. Aktualisht, unë isha atëherë me pushime, por, përderisa të gjithë ishin të sigurt në fitore, unë pranova. Unë nuk isha shumë i përqendruar në dyluftim, por më pas kuptova se mund ta humbisja ndeshjen shumë shpejt.
Në mes të ndeshjes, pas tetë raundesh ju u dorëzuat
Po. Ishte shumë keq për mua. Unë kisha shpenzuar gjithcka nga energjitë e mia. Thjesht nuk isha i përgatitur për 12 raunde. Një sportist e ndien kur është shumë. Unë nuk doja t'i jepja shansin atij të më mposhte me nokaut. Për mua, boksi është sport. Megjithatë, shëndeti duhet të jetë në qendër të vëmendjes.
Cili ishte gjatë kësaj jave mendimi juaj i parë? A kishte të bënte me ndeshjen kundër Tompsonit?
(Qesh) Me të vërtetë unë fle dhe cohem me Tompsonin. Por për ta thënë seriozisht: është e natyrshme që unë mendoj për ndeshjen. Ndoshta jo drejtpërdrejt kur zgjohem.
Toni Tompson ju ka përshkruar si një "kundërshtar të papërshtatshëm" dhe një "tip të rëndë".
Sigurisht që për cdo boksier ka kundërshtarë të mirë dhe të këqij. Unë jam një boksier teknik, Tompson është një shkatërrues, një lloj "miu". Kjo nuk më shkon shumë për shtat, por unë duhet të jem i përgatitur për gjithcka.
A ka ndonjë ndeshje në karrierën juaj që ju do të donit ta harronit?
Jo. Cdo ndeshje është e rëndësishme për mua. Mëson gjithmonë prej tyre.
Nëse ju nuk do të humbisnit me nokaut në ndeshjen për titull botëror kundër Brjuster, do të ishit ju kampion bote
Edhe ajo ndeshje ishte e rëndësishme për mua. Një humbje ndonjëherë mund ta bëjë njeriun më të fortë sesa një fitore. Ishte një duel emocionues, por në fund ishte Brjuster që fitoi. Ishte një ndeshje që unë po e udhëhiqja, por një goditje vendosi gjithcka.
A keni medaljen e bronztë të fituar në Lojërat Olimpike të vitit 1996? Cfarë parakupton për ju, kur ju jeni prej një kohe të gjatë një boksier profesionist?
Natyrisht që e kam medaljen akoma dhe është vendosur në një vend të sigurt. Suksesi ka një kuptim të rëndësishëm për mua. Unë boksova atëherë kundër më të mirit, Feliks Savon. Një dëmtim më pengoi që të arrija më shumë. Por Olimpiada mbetet një arritje
legjendare për mua. Unë pata mundësinë të njihja atëherë Muhamed Alinë, një njeri i shkëlqyer.
Si boksier amator ju e keni mundur Vladimir Klitckon. Do të thotë kjo se nëse do të ndesheni për titull me Vladimir Klitckon, do të ndodhë sërish? Do të dëshironit që Klitcko të ishte kundërshtari juaj i preferuar?
Hë për hë nuk po mendoj përtej 14 korrikut. Do të shohim cfarë do të ndodhë më pas.

Rezultatet e Krasniqit

Brajan Minto (F)
David Bostice (F)
Lamon Brewster(H)
Lance Whitaker (F)
Timo Hoffmann (B)
Rene Monse (F)
Julius Francis (F)
Doug Liggion (F)
Przemyslav Saleta (F)
Sedreck Fields (F)
Thomas Williams (F)
Przemislav Saleta (H)
Rene Monse (F)
Youri Yelistratov (F)
Rene Hanl (F)
Paul Phillips (F)
Cleveland Uds (F)
Rodney McSwain (F)
Antoine Palatis (F)
Everett Martin (F)
Michael Murray (F)
Alexei Osokin (F)
Biko Botouamungu (F)
Ladislav Husarik (F)
Shane Uallas (F)
Abdelrani Berbachi (F)
Spas Spassov (F)
Stefan Trendafil (F)
Phillipe Houyvet (F)
Lean Livingstone (F)
Kevin Hudson (F)
Harry Senior (F)
Total 33 ndeshje:(F)- fitore (30); (B)-barazime (1); (H)-humbje (2)

Kundërshtarët

Luan Krasniqi
Datëlindja: 10.05.1971
Vendlindja: Junik, Kosovë
Renditja botërore: i 11-ti nga 1073
Kufiri i krahut: 193 cm
Gjatësia: 192 cm
Bilanci: 33 ndeshje; 30 fitore, nga këto 14 me nokaut, 2 humbje, 1 barazim

Toni Tompson
Datëlindja: 18 tetor 1971
Vendlindja: Silver Spring, SHBA
Renditja botërore: i 12-ti nga 1073
Kufiri i krahut: 207 cm
Gjatësia: 196 cm
Bilanci: 30 ndeshje: 29 fitore, nga këto 17 me nokaut, 1 humbje

Source: ZDF

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›