E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjokaj, shqiptari i tretë i TuS Koblenzit

Shqiptari i Malit të Zi, Ardian Gjokaj, ka arritur marrëveshje me skuadrën e TuS Koblenzit të Bundesligës së dytë gjermane. Ai e shfrytëzoi rastin e dhënë, pasi në takimin kontrollues me FC Metz nga Franca kishte shënuar gol. Kontrata e tij vlen deri më 30 qershor 2008, me mundësi për një vit shtesë. Ardian Gjokaj për herë të fundit ka luajtur në ekipin e Superligës turke, Trabzonspor, por për shkak të konkurrencës në Ligën turke u transferua në Ankaraspor. Gjokaj është shqiptari i tretë që do të luajë këtë sezon me Koblenzin, pasi aty janë edhe Fatmir Vata dhe Artim Pollozhani. Në takimin miqësor kundër FC Metz, Vata ka luajtur gjithë ndeshjen, kurse Pollozhani ka qenë i dëmtuar dhe nuk është aktivizuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›