Hanover kerkon Januzin
Ahmed Januzi pritet të bëjë një hap të madh në karrierë gjatë merkatos së janarit. Sipas gjasave, sulmuesi mund të transferohet në Bundesligën gjermane, prej merkatos së janarit.
Në elitën e futbollit gjerman, për shërbimet e 23-vjeçarit interesohet Hanoveri, skuadra ku militon edhe ish-kapiteni I Kombëtares shqiptare, Altin Lala. Klubi i Bundesligës, tashmë i ka bërë edhe një ofertë zyrtare ekipit ukrainas Vorskla Poltava.
Drejtuesit e skuadrës në Saksoninë e Ulët kanë mbetur të impresionuar nga kualiteti i Januzit, pas paraqitjeve të tij gjatë këtij edicioni në Grupin B të Europa League, por edhe në kampionatin ukrainas, kun ë total ai ka realizuar 9 gola.
Interesimi i Hanoverit është konfirmuar nga vetë Januzi, që mes të tjerave ka bërë të ditur se tashmë gjermanët presin përgjigjen e Vorsklas. Por, sipas tij, gjetja e një marrëveshjeje nuk është e thjeshtë, pasi ukrainasit pretendojnë të përfitojnë 1 milionë e gjysmë euro për të lejuar largimin e futbollistit prej janarit. Ndërkohë, skuadra e qytetit të Poltavës, ka marrë kundërmasat e saj, duke I ofruar Januzit rinovimin e kontratës me kushte më të mira financiare, deri në vitin 2015.
Viti 2011 për Januzin ishte i shkëlqyeshëm. Përveç paraqitjeve të mira që pati në kampionatin ukrainas dhe Europa League, sulmuesi kosovar debutoi edhe me Kombëtare A të Shqipërisë.