E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil 2014/ 32 000 bileta per njerezit me aftesi te kufizuar

Janë dy legjenda futbollit që lajmërojnë një plan bujar të organizatorëve të botërorit të ardhshëm. Brazili ka në plan të dhurojë 500 bileta për çdo ndeshje të kupës së botës të vitit 2014 për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe lajmi u bë publik në një konferencë për shtyp në Rio de Zhaneiro nga dy yjet e dikurshëm të “selesaos”, Ronaldo Nazario da Lima dhe Romario.

Pas Fenomenit flet gjahtari i madh i golave, Romario, i cili është shumë i emocionuar.

“Nuk jam këtu për të mbrojtur dikë, nuk jam këtu për të mbrojtur Rikardo Teisheirën, Ronaldon apo komitetin organizator. Jam për të mbrojtur të drejtat që mendoj se i kemi fituar ndershmërisht. Jam i sigurt se federata dhe komiteti organizator do t’i ndihmojnë këta njerëz”, tha Romario.

500 bileta për çdo ndeshje do të thotë 32 000 bileta gjithsej të dhuruara për njerëzit me aftësi të kufizuara. Federata braziliane po bën gjithçka që të largohet imazhi i keq i akuzave për korrupsion dhe probleme që kanë dëmtuar përgatitjet për kupën e botës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›