E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo kerkon tituj

Te Reali i Madridit është kohë urimesh për festat e fundvitit. Duke nisur nga ato të presidentit Florentino Perez, I cili ka falënderuar tifozët për mbështetjen e dhënë në vitin 2011 dhe duke I siguruar se klubi dhe skuadra do ti përqendrojë të gjitha përpjekjet për të realizuar ëndrrat e të gjithë mbështetësve “merengue”.

Në një mesazh të publikuar në faqen zyrtare të klubit, ai e ka cilësuar Kupën e Mbretit si një trofe të dëshiruar nga të gjithë tifozët, e të fituar në një finale historike, ndërsa ka theksuar se forca ekonomike do të bëjë të mundur rritjen e mëtejshme të legjendës me emrin Real.

Urimet e presidentit u shoqëruan edhe nga ato të Zhoze Murinjos. “Duhet të vazhdojmë të jemi profesionistë seriozë dhe të respektojmë historinë e klubit për të ndërtuar një Real të madh, tha tekniku portugez. Të japim gjithçka në çdo ndeshje dhe në çdo stërvitje. Natyrisht që vitin e ardhshëm duam ti shtojmë të tjerë trofe Kupës së Mbretit të fituar në 2011-ën”.

Mou ka theksuar se ka shumë arsye përse të gjithë në kryeqytetin spanjoll duhet të ndihen krenarë për 12 muajt që kaluan. Sipas tij, ishte e rëndësishme që Reali e mbylli vitin në krye të klasifikimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›