E Diel, 1 Nëntor 2026

Lionel Mesi vleresohet si kampion i kampioneve

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Mesi është përzgjedhur si “kampioni i kampionëve” për vitin 2011, në klasifikimin special të hartuar nga e përditshmja prestigjioze franceze, "L'Equipe". Sulmuesi 24-vjeçar është renditur përpara tenistit serb, Novak Xhokoviç dhe kampionit të Formula 1, gjermanit Sebastian Fetel.

“Ai ka fituar gjithçka me Barcelonën, ka shënuar gola dhe ka qenë protagonist me një futboll spektakolar”, theksohej në faqen e parë të gazetës, që i ishte dedikuar thuajse plotësisht yllit nga Rosario.

Mesi është përzgjedhur si kampion i kampionëve pas votive të redaktorëve të së përditshmes franceze, duke marrë 807 pikë, 208 më shumë se Xhokoviç, numri 1 në botë në tenis, protagonist i një seri fitoresh të njëpasnjëshme dhe 552 pikë më shumë se kampioni i botës në F.1, Fetel.

Në dhjetë vendet e para të klasifikimit ndodhen edhe kampioni i garave “rally”, Sebastian Lëb, i shtati dhe basketbollisti gjerman, Dirk Novitzki, i teti.

Ylli i Barçës, i cili është shpallur dy herë fitues i “Topit të Artë”, më 9 janar mund të fitojë për të tretën herë radhazi trofeun prestigjoz. Ai është finalist, përkrah shokut të skuadrës Ksavi dhe portugezit të Real Madrid, Kristiano Ronaldo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›