Hanoveri nderon me madhështi ALTIN LALËN
Altin Lala i ka dhënë lamtumirën Hanoverit në ndeshjen kundër Kaiserslauternit, 2:1. Mesfushori shqiptar u aktivizua gjashtë minuta në këtë takim, derisa tifozët kishin përgatitur një befasi për të.
49 mijë tifozë në AËD Arena kanë përshëndetur me duatrokitje shqiptarin Altin Lala, i cili këtë fundjavë luajti ndeshjen e fundit me skuadrën e Hannoverit. Debutimi i Lalës me skuadrën e Hannoverit ka qenë në vitin 1998 me fitoren 1-0 ndaj Karlsruher. Me këtë skuadër Lala është aktivizuar 149 ndeshje në Bundesligë, dhe ka shënuar vetëm 1 gol. Në 2004 Lala vendoset kapiteni i skuadrës dhe falë shpirtit të tij luftarak në fushë, tifozët e quanin Shtatshkurti luftarak.Për nderë të 36-vjeçarit, i cili për 14 vjet rresht veshi fanellën e Hanoverit, para fillimit të takimit në stadiumin AWD-Arena, ishte përgatitur një koreografi mahnitëse me mbishkrimin Danke Altin 1998-2012.
Përveç kësaj, të gjithë tifozët dhe bashkëlojtarët kishin veshur fanellat me portretin e Lalës dhe numrin, 8 të cilin e kishte bartur. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, por edhe i Hanoverit, nga sezoni i ardhshëm do ta bartë fanellën e ekipit të dytë të Bajern Myniht.

