E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani arrin Teutën, afrohet Vllaznia

Durrsakët Kano barazuar në mënyrë të papritur në shtëpi me Besën, ndërsa Elbasani ka fituar ngushtë me Shkëndijën T. Vllaznia përgjon e treta

 

Shkodranët sfalin në shtëpi

 

Vllaznia – Shkëndija T.:  3-0

Vllaznia: E. Spahija, Lekaj, Balaj, Nikshiqi, Pelinku, JUbani, Kruja, Hepaj (Vecaj 55), Ymeri (Halili 63), Idrizi, Mujeci (S. Spahija 70) . Trajner: A. Noga

Shkëndija T.: Shtrepi, Xhakollari, Vladi, K.Lelaj, Pere (Gjoni 49), Lala, Mersini, Mehej (Ajazi 55), Pelaku, Sh. Lelaj (Ibraj 68), Marku. Trajner: K. Sterjo

Shënues: Idrizi 37, 55, Kruja 70

Gjyqtarë: M. Metohia, , E. Muça, A. Pici (Lezhë)

Vllaznia ka arritur të marrë një fitore të pastër dje ndaj Shkëndijës së Tiranës me rezultatin 3-0. Ndonëse me ndonjë mungesë në formacionin e saj, kjo skuadër e ka interpretuar mirë ndeshjen, edhe pse nuk kishte në pankinë trajnerin e saj Ilir Dibra, i pezulluar dy javë nga Disiplina. Megjithatë, ndihmësi i tij Noga e ka vendosur mirë skuadrën në fushë me detyra të qarta sulmuese.

Sulmuesi Idrizi shënonte golin e parë pak minuta para se të mbyllej pjesa e parë e ndeshjes, për tu dhënë qetësinë vendasve. Në të dytën gjërat bëhen më të lehta për shkodranët. Idrizi shënon edhe golin e dytë dhe më pas edhe Kruja të tretin dhe ndeshja kësisoj mbyllet me një rezultat të pastër për Vllazninë, që pavarësisht se nuk është pretendente për titull për momentin, po i ngjit shkallët e renditjes.

Gjergj KOLA

Tirana, zot shtëpie në Vlorë

Flamurtari -Tirana 2-3

Flamurtari: Xhekaj, Kuçi, Hysaj, Xhaferri (Azizaj 55), Nelaj, Spara, Ahmetaj (Stroka 73), Qejvani, Hitaj (Metaj 69), Xhani, Hoxha. Trajner: A. Behari

Tirana: Çali, Njebza, Cara (Gjasula 46), Bogdani, M. Sallaku (Kasollja 63), Cenaj, Saliaj, Gjeçi, Ibrahimi (Hoxha 66), Leventi, Berberi. Trajner: A. Kola

Shënues: Azizaj 87 (11-m), Xhani 60 \ Saliaj 18Gjeçi 70, Gjasula 52

Kartonë të verdhë: Çali, M.sallaku

Gjyqtarë: K. Shahini, E. Velo, Xh. Rada (Durrës)

Tirana ka marrë një fitore të bujshme në Vlorë, ndërsa rezultati mund të kishte qenë akoma më i thellë për bardheblutë në rast se do të ishin treguar më vigjilentë përballë portës vendase. Në minutat e para Leventi ka pasur dy raste të pastra, por portieri 16-vjeçar Xhekaj, ka neutralizuar. Do të vinte minuta e 18-të, kur Saliaj shfrytëzon një gabim në vendosje të mbrojtjes vlonjate dhe shënon.

Përpjekjet e shumta të vlonjatëve për të barazuar nuk u konkretizuan për shkak të mbrojtjes dhe portierit Çali, që ishin në një ditë shumë të mirë. Në pjesën e dytë tiranasit luajnë shpejt dhe kërkojnë që të shënojnë. Këtë herë është Gjasula që dyfishon shifrat. Për vlonjatët shtatlarti Xhani shkurton diferencën. Por miqtë nga Tirana shënojnë sërish. Këtë herí është Gjeçi që gjuan nga distanca dhë trefishon shifrat. Minutat e fundit janë dominuar nga vlonjatët që humbin raste me Nelajn dhe Qejvanin, por vetëm sa ngushtojnë rezultatin me anë të Azizajt me penallti.  KASTRIOT BRAHIMI

Fero, sërish heroi i Elbasanit

Elbasani Shkëndija D. 1-0

Elbasani: Gurra, Ozuni, Gjorga, Gjini, Jaupi, Hila, Lleshi, Xhardja, Broshka, Bezhani, Fero (u aktivizuan: Matraku, Uruçi, Dalipi). Trajner: A. Kila.

Shkëndija D.: Qypi, Xhixha, Tataveshi, Gashi, Hoxha, Muho, Hodo, Demalija, Lusha, Boriçi, Rezi. Trajner: A. Kërçova

Shënues: Fero 35

Kartonë të verdhë: Ozuni, Gjorga

Kartonë të kuq: Jaupi, Xhardja / Lusha

Gjyqtarë: A. Paço, D. Vogli, H. Troga (Fier)

Elbasani ka mposhtur ekipin e Shkëndijës së Durrësit në një ndeshje ku loja ishte mjaft e fortë dhe ku nuk munguan kartonët e kuq për të dyja skuadrat. Xhardja dhe Jaupi për Elbasanin si dhe Lusha për Shkëndijën e Durrësit janë detyruar ta lënë fushën para kohe. Gjithsesi, kartonët e kuq nuk ia zbehën bukurinë e kësaj fitoreje të Elbasanit. Ndeshja është zhvilluar më së shumti në mesfushë, aty ku të dyja skuadrat kishin rreshtuar forca të mëdha.

Për Elbasanin protagonist është sulmuesi Fero, i cili i jep 3 pikët e radhës skuadrës së Kilës ashtu si në ndeshjen me Dinamon. Goli është shënuar në minutën e 35-të të takimit, pas një aksioni model. Në pjesën e dytë të dyja skuadrat e ndjenë disi lodhjen dhe nuk kanë forca për ta sulmuar kundërshtarin, duke u pajtuar me këtë rezultat.Vlen për tu përmëndur fakti që ekipi i Elbasanit U-19 ka 3 ndeshje pa pësuar gol. Kjo është një meritë e mbrojtjes verdheblu, si dhe e portierit Gurra. Elton Karaj

Kryesuesit mbesin thatë

Teuta – Besa  0-0

Teuta: Rexhepaj, Kastrati, Memini, Rigo, Marku, Balani, Tepshi, Tashi, Troplini, Beqja, Sina (u aktivizua: Ramizi). Trajner: G. Begeja

Besa: Sula, Duro, Kullolli, Tahiri, Kapedani, Balliu, F. Hasa, Nasufi, Zenaj, Fejzullahu, M. Hasa (u aktivizuan: Celhaga, Leka, Boriçi). Trajner: B. Sinella

Gjyqtarë: J. Xhaja, E. Karaj, L. Mema (Tiranë)

Teuta ka qenë e pafat, teksa nuk ka marrë më shumë se një barazim në fushën e vet përballë Besës. Megjithëse dursakët kanë luajtur mjaft mirë dhe në pjesën e dytë e kanë dominuar tërësisht ndeshjen, goli nuk ka ardhur. Teuta ka pasur tri mungesa të rëndësishme në këtë ndeshje. Megjithatë, durrsakët luajnë mirë përballë Besës, që nuk krijon hapësira dhe vendoset mirë në fushë. Kavajasit jo vetëm që mbrohen mirë, por tentojnë me kundërsulme të rrezikshme.

Pjesa e parë nuk ka patur asnjë ndryshim rezultati, ndërsa e dyta ka folur thuajse plotësisht për Teutën. Durrsakët e kanë zhvendosur lojën në gjysmëfushën e Besës dhe kanë krijuar një mori rastesh, por ka menguar saktësia në finalizim. Kavajasit janë mbrojtur mirë në kërkim të marrjes së një pike, që me kalimin e minutave bëhet reale. Me gjithë presionin dhe sulmet e vazhdueshme, durrsakët nuk arrijnë të shënojnë dhe dalin me një pikë nga fusha e tyre. Besa, për mënyrën sesi u zhvillua loja, ka qenë e kënaqur me këtë barazim në transfertë. Dorian Agolli

Bilishti fundos Shkumbinin

Bilisht Sport – Shkumbini 2-1

Bilisht Sport: Mullaj, Xhabej, Muçollari, Lara (K. Ajçe 36), M. Ajçe, Cuko, Kordalli (Zili 70), Hyska, Fifo, Kaprelli, Barçi. Trajner: A. Begolli

Shkumbini: Yka, Bazhvoli, Xhyra, Kasa, Damarku, Branica, Lamçe, Meta, Beiqiri, Hariçari, Tela. Trajner: Xh. Lundraxhiu

Shënues: Cuko 30, Xhabej 80 / Xhyra 61

Kartonë të verdhë: Xhyra, Meta, Tela

Gjyqtarë: J. Mane, E. Kote, M. Kapllani (Ersekë)

Bilishtarët me shumë probleme në këtë sezon, dje kanë arritur të fitojnë pas shumë kohësh, teksa kanë mundur në shtëpi Shkumbinin e vendit të fundit, duke e fundosur edhe më shumë. Fitorja e bilishtarëve ka qenë më se e merituar. Në pjesën e parë vlen për tu përmendur momenti i golit në minutën e 30-të, teksa Çuko përfiton nga një gabim i mbrojtjes dhe e çon topin në rrjetë.

45 minutat e dyta të ndeshjes kanë qenë edhe më të bukura, pasi këtë e bëjnë miqtë të cilët në minutën e 61-të barazojnë shifrat me anë të Xhyrës, duke e vënë në diskutim takimin në këto minuta të fundit. 10 minuta para fundit është Xhabej që vulos fitoren dhe i jep tri pikë besimi skuadrës së tij. Në këtë mënyrë, në përballjen e dy skuadrave më të dobëta të kësaj superlige për të rinj, fitues kanë dalë bilishtarët, që të paktën dje e kanë merituar fitoren, ndaj një ekipi akoma më të dobët, siç është Shkumbini. Leonard Trebicka

Fitore e pastër e Partizanit

Partizani Kastrioti 2-0

Partizani: Dibra, Lika, Gjoka, Koçiaj, Bliu, Sino, Demiri, Xhaçi, Zyba, Qamo, Brahimaj (u aktivizuan: Ferraj,Limani, Pulaku). Trajner: L.Pin

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›