E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjeshet kreu, 4 skuadra janë për titull

Vllaznia sfiton dot me Shkëndijën 

Humbja e Tiranës në Vlorë është shoqëruar më barazimin e Vllaznisë në shtëpi me Shkëndijën e Tiranës. Flamurtari shfaqet në vendin e tretë

 

Vllaznia – Shkëndija T.      1-1

Vllaznia: Harlicaj, Ruqi, Pjeshka, Gurishta, Ramaj (Zogu 60), Kalaja, Borshi, Krymi, Kozmai (Dyca 68), Kabuni (A. Hasani 70), Çinari. Trajner: N. Zhejani

Shkëndija T.: Spahiu, Lila, Teqa, Ndreu, Laçi, Thaçi (Trebicka 62), Lleshi, Zuma (Shkalla 65), Kondakçi, Zela (Fermati 70), Muri. Trajner: G. Mahmutaj

Shënues: Zuma 55, Gurishta 65 (11-m)

Gjyqtarë: M. Metohia, E. Muça, A. Pici (Lezhë)

Karton i kuq: Lila

Vllaznia kryesuese ka bërë një hap të gabuar në ndeshjen e djeshme e luajtur në shtëpi ndaj Shkëndijës së Tiranës. Kur të gjithë prisnin fitoren e kuqebluve, ata nuk kanë shkuar më tepër sesa barazimi 1-1 në fushën sportive të Shtojit. Madje, miqtë nga kryeqyteti kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Zumës, pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 55-të. Pas 10 minutash, Vllaznia arrin të barazojë me 11-metërsh.

Mbrojtësi mik Lila ka prekur topin me dorë me dashje mbi vijën fatale, teksa ai i drejtohej rrjetës dhe gjyqtari Metohia, përveçse ka akorduar 11-metërsh, ka nxjerrë edhe Lilën me karton të kuq. Nga pika e bardhë Gurishta ka barazuar, por Vllaznia nuk ka shkuar më tej, ndonëse me një lojtar më shumë. Ajo ka pasur raste shënimi, por pa sukses, edhe falë lojës së mirë mbrojtëse të Shkëndijës. Përfundimisht, barazim 1-1

Gjergj KOLA

Tirana gabon edhe në Vlorë

Flamurtari – Tirana 1 – 0

Flamurtari: Hoxha, Borakaj, Dumani, Llanaj, Koçani (Qarri 69), Zeqaj, Alikaj, Nina, Resulaj (Aliaj 46), Bregu, Shenaj (Kondaj 62).  Trajner: A. Nini

Tirana: Saraçi, Karameta (Haxhiu 45), Cake, F. Llagami, H. Llagami, Ar. Sallaku, Grabova, Tabaku, Kurti (Shyti 41), Al. Sallaku (S. Sallaku 45), Vatnikaj. Trajner: L. Sengla

Shënues: Bregu 50

Kartonë të verdhë: Cake, Tabaku, S.Sallaku \ Nina

Gjyqtarë: Xh. Rada, E. Velo, K. Shahini (Durrës)

Fitorja e tretë radhazi ka ardhur dje për paratërinjtë vlonjatë, çka i jep mundësinë djemve të Ninit që të kërkojnë kreun e klasifikimit. Rastet e shumta të krijuara në pjesën e parë nga Shenaj, Bregu dhe Zeqaj, nuk u finalizuan me sukses. Edhe miqtë e kanë ndryshuar lojën dhe kërkonin golin me kundërsulme. Është për të theksuar se në të 32, mesfushori i miqve Tabaku sa nuk ka kaluar skuadrën e tij në avantazh, por gjuajtja e tij përfundoi paksa mbi traversën e Hoxhës.

Në pjesën e dytë vendasit ushtrojnë presion, dhe Bregu shtatshkurtër, teknik dhe i shpejtë në të 50 shënon me një veprim të bukur individual duke i dhënë avantazhin Flamurtarit. Në minutat e mbetura loja ka qenë nën kontrollin e vendasve, por sërish miqtë ashtu si në pjesën e parë mund të barazonin me Vatnikën, Grabovën dhe Tabakun, ky i fundit më i miri për miqtë.

KASTRIOT BRAHIMI

Derbin flet për demat e kuq

Partizani Dinamo 1-0

Partizani: Ndoj, Agalliu, Gjoni, Lila, Gjinaj, Zhezha, Musja, Mina, Hafuzi, Drita, Plloçi (u aktivizuan: Roshi, Sula, Faruku). Trajner: G.Tomorri

Dinamo: Rexha, Medihoxha, Kalemasi, Hasanaj, Lazri, Qilimi, Meta, Vaka, Muça, Shkupi, Kaloshi (u aktivizuan: Ndoci, E.Brari). Trajner: Xh.Lloshi

Shënues: Hafuzi 30

Kartonë të verdhë: Faruku, Megihoxha, Kalemasi

Gjyqtarë: I.Zhuli, A.shkreta, L. Ziu (Tiranë)

Partizani ka fituar një takim të vështirë me Dinamon. Kjo ndeshje konfirmon dhe një herë se te blutë ka filluar të ndihet gjendja e krizës. Është humbja e dytë këto dy javët e fundit për skuadrën e Lloshit, që me sa duket i ka nënvlerësuar kundërshtarët që ka pasur përballë. Kjo i ka kushtuar vendin e dytë dhe sot vendin e tretë. E kundërta ka ndodhur me të kuqtë, që janë rritur në lojë ndeshje pas ndeshjeje.

Edhe dje kanë treguar se e meritojnë fitoren, pasi loja e zhvilluar ka qenë më e mirë se e kundërshtarit. Hafuzi në minutën e 30-të gjuan një faull dhe e dërgon topin në rrjetë. Ky gol i mjafton Partizanit për të marrë pikët maksimale. Në pjesën e dytë sërish të kuqtë sulmojnë, por pa arritur të shënojnë. Ilir Cara

Luta e Tupi, të papërmbajtshëm

ELBASANI – SHKËNDIJA D. 3-2

Elbasani: Balukja, Qemalli, Turhani, Bullari, Mukja, Çarhoshi, Laze, Luniku, Kotherja, Tupi, Luta (u aktivizuan: Hoti, Suvaria, Rusi). Trajner: S. Dalipi.

Shkëndija D.: Kastrati, Kushta, Kola, Bajrami, Tanushi, Xhakoni, Kllabi, Vllahi, Matmuja, Milla, Shkëmbi. Trajner: A. Domi

Shënues: Luta 20, 35, Tupi 65/ Milla 70, Shkëmbi 75

Gjyqtarë: E. Begaj, D. Vogli, H. Troga (Fier)

Elbasani U-17 ka arritur sërisht një fitore, këtë radhë me Shkëndijën e Durrësit me rezultatin 3-2. Qysh në minutën e 20-të shënon Lutaj, por meritën e golit e merr Tupi, i cili bën gjithçka mirë, duke shmangur tre mbrojtës. Është sërish Luta (në një ditë të mirë) që dyfishon rezultatin në minuëte 35-të, duke i çuar shifrat në 2-0.

Pjesa e dytë rifillon me Elbasanin sërisht kërkues, që arrin të shënojë edhe golin e tretë më anë të Tupit, i cili ka qenë më i miri në fushë për ekipin e tij. Kur ndeshja mendohej e mbyllur, miqtë nga Durrësi arrijnë të shënojnë dy gola të shpejtë në minutat 70 dhe 75, me autorë Millën dhe Shkëmbin, duke rihapur krejtësisht ndeshjen. Gjithsesi, në rastet e krijuara nga ekipi mik portieri Balukja ka qenë në gatishmëri, duke i mohuar Shkëndijës golin e barazimit në disa raste. Elton Karaj

Dominim total i vendësve

Teuta – Besa  2-0

Teuta: Tepshi, Maloku, Gjyli, Pema, Delile, Përlleshi, Myrtezani, Taullau, Keçi, Koçi, Thomai (u aktivizuan: Dardha, Elbasani, Qehajaj). Trajner: L. Sejdini

Besa: Curri, Arkaxhiu, Hilmiu, Xhafa, Togu, Colla, Hoxha, Kashami, Misiri, Daliu, Lushkja (u aktivizuan: Govandari, Osmani, Hoxha. Trajner: Y. Teliti

Shënues: Pema 33 (11-m),  Gjyli 55

Gjyqtarë: A. Gjeci, E. Karaj, L. Mema (Tiranë)

Teuta ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Besës në një ndeshje të dominuar krejtësisht nga durrsakët, që kanë shënuar nga një gol në çdo pjesë loje. Pjesa e parë ka qenë e vrullshme dhe durrsakët, por Besa është mbrojtur mirë. Presioni i durrsakëve është kurorëzuar në minutën e 33-të kur Cocí, pasi kalon dy mbrojtës, pengohet nga një tjetër brenda zonës dhe 11-metërsh për durrsakët, që kthehet në gol nga Pema, i cili shënon golin e parë për Teutën.

Pjesa e dytë ka qenë thuajse e njëjtë me të parën, me Besën që është e pafuqishme në sulmet e saj dhe me durrsakët që nuk janë kënaqur me një gol. Goli i sigurisë vjen në minutën e 55-të, kur Gjyli vulos fitoren. Teuta ka marrë tri pikë në fushën e vet në një ndeshje, ku djemtë e Sejdinit kanë luajtur bukur dhe me shpirt, duke krijuar epërsi dhe duke e merituar këtë fitore. Dorian Agolli

Liqenorët, stërvitje me Besëlidhjen 

Pogradeci Besëlidhja 4-0

Pogradeci: Molla, Shkëmbi, Cina (Blaceri 46), Xhelo, Zeqollari, Berberi, Dervishi, Kujtimi (Alillari 56), Hidri (Pilinci 60), Çollaku, Çekiçi. Trajner: A. Abazaj

Besëlidhja: Gega (Gjonaj 46), Marku, Përgjini, Makshdedaj, Chalet (Picaj 41), Bilbili, Pervathi, Marku, Kaqelli, Zefi,Vocaj. Trajner: O. Gjurashaj

Shënues: Çekiçi 28, 73 (11-m), Çollaku 35, Pilinci 78

Karton i kuq: Picaj

Gjyqtarë: G.Loci, R. Paramoni, E. Demiri

Pogradecarët kanë vijuar serinë e fitoreve në fushën e tyre, këtë herë kundër Besëlidhjes. Çekiçi, Kujtimi dhe Çollaku japin sinjale në portën

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›