Hante mish qyl, kasapi e denoncon
02/06/2009 Pranga mashtruesit, nuk jepte paratë e mishit që merrte
Prokuroria do ta hetojë në gjendje të lirë 35-vjeçarin
TIRANE- Një arrestim jo i zakonshëm ka ndodhur dje në kryeqytet, ku shtetasi B.S është prangosur me iniciativat e tij, pasi ishte kallëzuar nga pronari i një dyqani mishi. Burime zyrtare pranë policisë së Tiranës thanë se ngjarja e rrallë ka ndodhur ditën e djeshme, ku një qytetar që është administrator i një dyqani mishi në Tiranë, është paraqitur në komisariatin nr. 4 dhe ka denoncuar klientin e tij. Në pretendimet që shtrohen në kallëzim thuhet se shtetasi B.S 35 vjeç nga Tirana, ka marrë disa herë sasi të konsiderueshme mishi në dyqanin që ndodhet pranë rrugës “Gjergj Legisi”. Më tej thuhet se 35-vjeçari Sejdo nuk ka paguar asnjë shumë financiare që të shlyente sasinë e mishit të marrë në dyqan. Ndërkaq menjëherë pas këtij kallëzimi në lëvizje është vënë policia e kryeqytetit, të cilët kanë shkuar në banesën e B.S dhe kanë kryer arrestimin e tij. Pas marrjes në pyetje të tij dhe ballafaqimin me pronarin e dyqanit të mishit, nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet procedurale dhe materialet do i kalojnë Prokurorisë së Tiranë, për veprën penale të “vjedhjes”. Mësohet se 35-vjeçari do të hetohet në gjendje të lirë.