Ndryshojnë numrat e llogarive bankare
02/06/2009 Prej datës 1 janar 2010 gjithë transfertat do të kryhen nëpërmjet sistemit të ndryshuar
Interesohuni pranë sporteleve të bankës, nëse nuk ju kanë njoftuar për numrin e ri
Nëse nuk ju ka ardhur ende një njoftim nga banka juaj për ndryshimin e numrit të llogarisë duhet të shkoni vetë të interesoheni. Deri në fund të vitit, të gjithë klientët e bankave, individë apo biznese, që kanë llogari bankare në lek apo në valutë të huaj, në një apo më shumë banka në Shqipëri, duhet të dinë ndryshimet që ka pësuar numri i llogarisë bankare. Kjo pasi prej datës 1 janar 2010 bankat do të kërkojnë nga klientët përdorimin e detyrueshëm të IBAN-it.
Aplikimi
Të gjitha transfertat bankare nga njeri vend në tjetrin do të kushtojnë më lirë, prej janarit të vitit të ardhshëm. Kjo për shkak të vënies në funksionim të numrit ndërkombëtar të llogarisë bankare IBAN. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se të gjithë numrat e llogarive bankare të klientëve, që përdoren për të kryer transfero a brenda apo jashtë vendit do të këtë formatin IBAN, një lloj sistemi i cili shmang gabimet e mundshme në transferta si dhe shërbimi ofrohet brenda një kohe rekord. Por mbi të gjitha, ky sistem ul kostot e transaksioneve. Bankat aplikojnë një pagesë që nis prej 10 eurosh për çdo transfertë që bëhet nga llogaritë bankare që nuk janë pjesë e kodit IBAN. Aplikimi i këtij kodi do të kryhet nga cilido që bën një transfertë bankare, por në rastin e Shqipërisë, ky kod do të ndihmojë emigrantët shqiptare që të sjellin para me një kosto edhe më të ulët. Ky standard u krijua fillimisht për të zgjidhur problemin e pagesave ndërkufitare, me qëllim kryerjen e transferimeve mes bankave në shtete të ndryshme. Aktualisht ka gjetur zbatim edhe për pagesat brenda vendit, sa kohë sektori bankar në Shqipëri do të integrohet në sistemin ndërkombëtar të numrit të llogarive. Struktura e këtij numri për Shqipërinë është e tillë që përmban 28 karaktere, mes të cilave 2 shkronja - kodi i vendit "AL", plus 2 numra - shifra kontrolli "check digits", plus 8 numra - kodi i identifikimit të bankës/degës "KIB", plus 16 karaktere - numri ekzistues i llogarisë së klientit.
Avantazhet e kodit të ri bankar
IBAN aplikohet në 44 shtete dhe çdo transfertë që kryhet nga një vend në tjetrin është me kosto minimale, pasi vendet janë pjesë e këtij sistemi të përbashkët. Avantazhi kryesor është ofrimi i mundësisë për procesimin në mënyrë automatike të llogarive të çdo banke në çdo vend të botës, kryesisht për kryerjen e transfertave ndërkufitare. Kjo nënkupton verifikimin e regjistrimit të saktë të numrit të llogarisë, nëpërmjet një shifre kontrolli të krijuar nga një procedurë standarde ndërkombëtare. Përdorimi i IBAN-it në Shqipëri sjell një sistem bankar më produktiv, me një shërbim pagesash të përmirësuar nëpërmjet standardizimit të numrave të llogarive bankare, identifikimit dhe verifikimit të saktësisë së llogarive, përmirësimit të shërbimit ndaj klientit, automatizimit të procesimit të transfertave. Thënë ndryshe, këto objektiva përkthehen në reduktim të kostove të kryerjes së transfertave, shpejtësi në kryerjen e transfertave si dhe reduktim të gabimeve humane.
Çfarë të kërkoni në bankën tuaj?
Informacioni që duhet të kërkoni pranë bankës suaj është përdorimi i instruksioneve ndërkombëtare të pagesave, mënyrat se si klienti “përfitues fondesh” duhet të informojë të gjithë dërguesit e fondeve, që mund të jenë individë apo biznese brenda apo jashtë vendit, në lidhje me IBAN-in e tij dhe kodin BIC të bankës së tij, apo edhe rëndësinë e përdorimit të saktë të IBAN dhe kodit BIC, për të mundësuar procesimin automatik të transfertave. Për një periudhë kohe njëvjeçare, bankat kanë bërë përshtatjen e sistemeve të brendshme për krijimin e këtij numri gjatë transaksioneve financiare. Bankat kanë zëvendësuar numrat ekzistues të llogarive me strukturën e IBAN-it si dhe duhet të merrnin masat për njoftimin e klientëve për ndryshimet. Pas 1 janarit sistemet shqiptare të pagesave do të jenë me numrat e reja të llogarive të përfshira në instruksionet e pagesave. Në rast se verifikohet pasaktësi nga procedurat e vlefshmërisë, banka refuzon të kryejë pagesën në fjalë.