Hanter: Greqia nuk mund të pengojë integrimin e Maqedonisë
Shkup (Start)-Ish-ambasador i SHBA-ve në NATO, Robert Hanter, ka deklaruar se Greqisë i duhet të kuptojë se dallimet rreth emrit nuk duhet ta vendosin në pikëpyetje anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, dhe se duhet të ndodhë sa më shpejtë. Në një intervistë për DË në gjuhën maqedonase, Hanter u shpreh se është shumë e rëndësishme për Maqedoninë që ta fitojë vendin e vërtetë në të gjitha institucionet euroatlantike, duke përfshirë edhe NATO-n.
Sipas tij, është me rëndësi edhe për partnerët e mirë të Aleancës - grekët, të kuptojnë se më shumë vlen ta kemi Maqedoninë në Aleancën sesa të brengosemi për problemet e vogla linguistike dhe semantike. “Maqedonia është Maqedoni. Mund të jetë aleate e shkëlqyeshme dhe sa më shpejtë, aq më mirë" tha ai.