Reagon Kuvendi: Shtrirja e EULEX sipas planit Ahtisari
Prishtinë (Start)-Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë kërkuar që shtrirja e misionit të EULEX-it të kryhet në bazë të planit Ahtisari dhe jo sipas kushteve të Beogradit. “Autoritetet e vetme që duhet të vendosin për fatin e Kosovës janë institucionet e saj, dhe jo ndikimi i Beogradit. Çfarëdo kompromisi që shkel Kushtetutën dhe bie ndesh me pakon e Ahtisaarit do të këtë pasoja të rënda për vendin, por edhe me gjerë”, kanë theksuar ligjvënësit kosovarë.
Ata kanë shprehur shqetësimin se procesi i shtrirjes së EULEX-it, po shoqërohet me një mungesë të theksuar transparence, jo vetëm ndaj opinionit publik, por edhe ndaj atyre vetë. “Është absurde të mendohet që për shtrirjen e këtij misioni të pyetet Beogradi”, shtojnë ata.