E Shtunë, 31 Tetor 2026

76 për qind e amerikanëve, janë kundër presidentit Bush

Uashington (Start)- Mbështetja dhe simpatia e popullit amerikan ndaj presidentit Xhorxh Bush ka rënë në 24 për qind. Sipas një sondazhi të organizuar nga CNN dhe Gallup, 76 për qind e popullit amerikan nuk pëlqejnë mënyrën se si Bush drejton vendin më të fuqishëm në botë.
Kjo është statistika më e lartë në historinë e SHBA-ve kur populli nuk mbështet presidentin e vet. Pas Bush, me këtë “dështim” i dyti radhitet ish presidenti amerikan i zgjedhur pas luftës së dytë botërore, në vitin 1952, Harry Truman, i cili rezultonte të mos dëshirohej nga 67 për qind e popullsisë. I treti në këtë seri vjen babai i presidenti aktual Xhorxh Bush, i cili në vitin 1992 nuk dëshirohej nga mëse 60 për qind e popullsisë.
Pakënaqësia e popullit ndaj Bushit, pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, arriti deri në 87 për qind.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›