Obama synon kapjen e Osama bin Laden
Uashington (start)-Gazeta amerikane Washington Post, shkruan sot se presidenti i sapozgjedhur amerikan, Barack Obama planifikon të provojë një qëndrim më rajonal në luftën në Afganistan, përfshi bisedime të mundshme me Iranin. Gazeta shkruan, duke cituar këshilltar të sigurisë kombëtare, se presidenti synon gjithashtu të vazhdojë me një dislokim të planifikuar të mijëra ushtarëve të tjerë në Afganistan dhe për t'u përqendruar sërish në kërkimin e liderit të al-Kaidës, Osama bin Laden.
Megjithatë, ekipi i Obamës nuk ka përcaktuar ende sesi të risjellë çështjen e kapjes së Bin Landen në majë të axhendës amerikane antiterrorizëm. Këshilltarët deklaruan për gazetën se Obama planifikon të nënvizojë se al-Kaida vazhdon të jetë prioriteti më i lartë për kombin. "Ky është armiku ynë", deklaroi këshilltari i Obama për gazetën, duke iu referuar bin Ladenit "dhe ai duhet të jetë objektivi ynë kryesor".