E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroacia kritikon ashpër Jeremiçin

Zagreb (Start)-Mohimi i përgjegjësisë së Beogradit për zhvillimet në të kaluarën e afërt konfirmon se Serbia ende nuk është përballur me rolin që e kishte në shpërbërjen e Jugosllavisë. Kështu ka deklaruar Ministria e Jashtme kroate teksa ka kritikuar ashpër shefin e diplomacisë serbe, Vuk jeremiç, pas deklaratave për "pastrimin etnik të popullatës serbe në Kroaci". Përmes një deklarate për shtyp, MJP e Kroacisë ka theksuar se "Kroacia nuk do të lejojë manipulim me falsifikime të historisë më të re, meqë është e njohur se kush është përgjegjës për luftën në ish-Jugosllavi dhe për agresionin mbi Kroacinë",

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›