E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Më 30 prill, fund pushtetit të vjedhur



Partia Socialiste zhvilloi dje një varg protestash në disa qytete dhe komuna të vendit. Nga "Sheshi i Flamurit" në Vlorë, kryesocialisti Edi Rama ftoi qytetarët e Vlorës t'i japin fund së bashku këtij pushteti që nuk ofron asgjë, që sipas Ramës mban peng Shqipërinë. "Pushteti i vjedhur nuk hap vende pune po vazhdon t'ju lërë në harresë. Vlora është në rrezik dhe këtë e thonë edhe 70 shoqata të bashkuara. Sot nuk qeverisin ata që zgjodhi populli i Vlorës, por nga një pushtet pa të ardhme. Le ti japim fund së bashku pushteti që mban peng Shqipërinë" - bëri thirrje nga Vlora, kryesocialisti Rama. Socialistët zhvilluan protesta gjithashtu në komunën Fratar të Fierit, ku ishin të pranishëm dhe deputetët Ermelinda Meksi dhe Piro Luto, në Gramsh ku ishte deputeti Damian Gjiknuri, si dhe në Pezë, ku morën pjesë deputetët Artan Gaçi dhe Dashamir Peza.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›