Hap pusin, asfiksohet në thellësi
20/06/2009 Lëndohet dhe kushëriri i tij
Mëngjesi i së premtes ka qenë fatal për shtetasin 44-vjeçar Luigj Pepa, lindur e banues në fshatin Grudë e Re të rrethit të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, në fshatin Grudë e Re, Shkodër. Shtetasi Luigj Pepa ka qenë duke hapur një pus në të thellë në oborrin e shtëpisë së tij. Mungesa e oksigjenit në thellësi të pusit, i ka shkaktuar asfiksi tek shtetasi Pepa dhe për rrjedhojë dhe vdekjen e tij. Pas lajmërimit, menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka konstatuar vdekjen e shtetasit Pepa, por ndërkohë ka gjetur të dëmtuar rëndë shtetasin 18-vjeçar Kristjan V., kushëri i viktimës. Shtetasi Kristian V. ishte munduar të ndihmojë shtetasin Luigj Pepa, për ta nxjerrë nga pusi, por ishte dëmtuar vetë. Aktualisht 18-vjeçari ndodhet i shtruar në spitalin rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e policisë po bëhen përpjekjet maksimale për të nxjerrë viktimën nga thellësia e pusit, për këtë arsye është kërkuar dhe ndihma e specializuar e forcave RENEA, të cilët ndodhen në vendngjarje bashkë me shërbimet policore të Shkodrës dhe po punojnë për nxjerrjen e kufomës. V. Abdyli