Topi mbledh krerët e rajonit, por jo Tadiçin
20/06/2009 Presidenti i Shqipërisë, i Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi do të takohen në Vlorë
Qëllimi i takimit është thyerja e akujve mes Sejdiut dhe Vujanoviçit e Ivanovit
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka ftuar tre presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, fqinjë të Shqipërisë, në një takim, që do të zhvillohet në qytetin e Vlorës në datat 23 dhe 24 qershor. Kreu i shtetit shqiptar ka ftuar presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, atë të Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, të diskutojnë së bashku për marrëdhëniet dypalëshe, për bashkëpunimin rajonal. Perspektivën e zhvillimit të këtij bashkëpunimi rajonal në kuadër të vizionit të përbashkët euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor është një tjetër temë e diskutimit mes katër presidentëve. Takimi mes palëve u paralajmëruar dy ditë më parë nga vetë kreu i shtetit shqiptar, i cili nuk ngurroi të përsërisë rëndësinë dhe domosdoshmërinë e pjesëmarrjes në takimet mes vendeve rajonale, edhe të presidentit të Kosovë. Ftesa e tij në të vërtetë ka si qëllim uljen e tensioneve dhe afrimin e Kosovës me Maqedoninë dhe Malin e Zi, vjen pas mënjanimit që këto dy shtete i bënë presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu nga aktivitetet e zhvilluara prej tyre. Ndërsa Maqedonia nuk e ftoi në ceremoninë e marrjes së detyrës nga presidenti i ri George Ivanov, ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, nuk e ftoi në samitin që u zhvillua në Cetinjë. Por në këtë takim mungon ftesa drejtuar presidentit të Serbisë Boris Tadiç, i cili nuk ftoi në samitin që u zhvillua para dy ditësh në Novi-Sad, ku merrnin pjesë krerët e shteteve të Evropës Juglindore, presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu. Për këtë arsye, refuzoi pjesëmarrjen e tij edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi. Zyrtarisht arsyeja e mungesës ishte axhenda e ngjeshur, por vetë kreu i shtetit nuk mohoi se në vendimmarrjen e tij kishte ndikuar edhe çështja “Sejdiu”. Në përfundim të takimit presidentët do të japin një konferencë të përbashkët për shtypin.