Hapen Mbrëmjet e 47-ta Strugane të Poezisë
Autori i Lajmit: red.
Me leximin ndërkombëtar poetik "Meridiane poetike", në Shtëpinë e Poezisë në Strugë u hapën Mbrëmjet e 47-ta Strugane të Poezisë, ku morën pjesë pesëdhjetë poetë vendorë dhe 70 të huaj nga 45 vende të botës. Në ceremoninë e hapjes solemne të festivalit, ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska-Milevska, theksoi se 47 vjet me radhë Struga është kryeqendra e poezisë botërore, prej ku në zë të vetëm harmonik dalin fjalët në të gjitha gjuhët duke transmetuar mesazhe për miqësi, mirëkuptim, bashkëpunim dhe prosperitet të përbashkët. "Jam krenare që, si ministre e Kulturës, mund të them se Republika e Maqedonisë është e njohur në botë edhe për një nga festivalet më të vjetër poetikë, Mbrëmjet Strugane të Poezisë (MSP), të themeluar pikërisht në 100- vjetorin e vdekjes së vëllezërve struganë Konstantin dhe Dimitar Milladinov", - theksoi Kançevska-Milevska.
Ministrja e Kulturës theksoi se njëkohësisht festat strugane të poezisë e kanë madhëruar dhe e kanë vlerësuar poezinë e Maqedonisë, ndërsa krijuesit e saj e shpërndanë famën dhe krenarinë e gjuhës, traditës dhe kulturës së tyre në mbarë botën.
Këtë vit emri impozant i poezisë shqiptare Fatos Arapi si fitues i “Kurorës së artë” për vitin 2008 është mes nesh, tha Kançevska-Milevska, duke theksuar se Maqedonia është e lumtur që me këtë mirënjohje shpesh herë ka ditur të jetë mjaft sugjestive në nivel ndërkombëtar që pastaj laureati strugan të jetë fitues i Çmimit Nobel për literaturë. Në ceremoninë solemne ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri Ivica Boçevski, ministri i Arsimit dhei Shkencës, Pero Stojanovski, kryetari i parë i vendit, Kiro Gligorov, dhe personalitete të tjera nga jeta publike dhe politike në vend, si dhe një numër i madh i adhuruesve të poezisë. Në nder të poetit Fatos Arapi, dje në Parkun e Poezisë është mbjellë një fidan, ndërsa portreti letrar i laureatit do të mbahet sot në kishën "Shën Sofia" në Ohër me fjalim të akademikut Gane Todorovski. Pas hapjes solemne të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, në ditën e parë të festivalit, u mbajt edhe përmbajtja tradicionale "Mbrëmje pa shenja pikësimi" për prezantimin poetes së re kroate Antonia Novakoviç, e cila e fitoi Çmimin e UNESKO-s "Urat e Strugës" si poete më e mirë e re. Mbrëmja tradicionale e poezisë kombëtare këtë vit do t i kushtohet Ukrainës dhe do të promovohet zgjedhja e poezisë bashkëkohore ukrainase. Do të promovohen edhe edicionet e festivaleve tradicionale - libri me poezi i mbajtësit të kurorës Arapi, libra poetike nga edicioni "Plejada", zgjedhja e poezisë maqedonase "Poezi midis dy verave". Pas përfundimit të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, të hënën e ardhshme poetët do të marrin pjesë në manifestimin "Poezia në rrugë" dhe do të vizitojnë shumë qytete të Maqedonisë. Të martën do të ketë mëngjese poetike afër Matkës dhe miting ndërkombëtar poetik në Sulihan në Çarshinë të Shkupit.
Ky lajm është publikuar: 23/08/2008