Kosove, zbulohen 15 vajza-prostituta
Informacionet e shumta se seksi me pagese po gelon ne Kosove, shtyne Sherbimin Policor te nise nje operacion te koduar me emrin "Pranvera 2008", i cili vetem ne aksionin e tij te pare, korri sukses befasues. Te pakten 15 vajza, qe benin prostituten, u zbuluan ne te gjithe territorin e Kosoves, ndersa 40 lokaleve iu vu kyci, pasi u provua se nuk ishin asgje tjeter vecse bar-restorant-motele, qe vetem si fasade kishin keto funksione. Ne te vertete, ato perdoreshin si mjedise te seksit me pagese, ku kliente ishin kryesisht te huajt qe ndodhen ne Kosove.
"PRANVERA 2008"
Burime zyrtare nga Sherbimi Policor i Kosoves, bene te ditur dje se operacioni i koduar "Pranvera 2008" u zhvillua ne te gjithe vendin, gjate 24 oreve te kaluara. Dje, ne mesdite, doli dhe raporti me perfundimet e aksionit, qe u cilesua si i pari ne serine e aksioneve qe do te vazhdojne dhe gjate veres. "Qellimi i ketij operacioni, i cili perfshinte bastisjen dhe kontrollimin e disa lokaleve te "ndaluara" (te dyshimta per veprimtari te ndryshme kriminale) dhe njerezve, te cilet i frekuentonin ato, ishte identifikimi i viktimave te mundshme te trafikimit apo edhe identifikimi i ndonje vepre penale si mundesim ne prostitucion apo edhe zhvillimi i prostitucionit", deklaruan zyrtaret e SHPK.
REZULTATET
"Kontrolli, vijuan ata, u be ne menyre te njekohshme nga disa qindra forca policore, ne rajonet Gjakove, Ferizaj, Prizren, Prishtine, Mitrovice, Gjilan dhe lokalitete me te vogla". Sipas SHPK, pasi u kontrolluan disa qindra qytetare, shtepi, lokale dhe makina, u gjeten 15 vajza te cilat benin prostituten ne 40 bare te rajoneve te siperpermendura. Mes vajzave te bllokuara, kishte nga Shqiperia, Kosova, si dhe nje bullgare pa leje qendrimi. Qe te gjitha, u derguan ne nje qender rehabilitimi te femrave te keqtrajtuara, pasi u moren ne pyetje lidhur me origjinen e trafikimit te tyre.
Ne perfundim te kesaj faze te operacionit, policia tha se arrestoi edhe 32 persona te dyshuar si tutore dhe trafikante te vajzave, qe u gjeten te benin prostituten ne 40 lokale te Prishtines, Gjakoves, Mitrovices, Ferizajt, Gjilanit etj.
Ed.Ku