Fundviti, policia merr ne mbrojtje Ambasadat e objektet e rendesishme
TIRANE- Në prang të fundvitit Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë informojnë se kanë planifikuar të marrin një sërë masash për parandalimin e ngjarjeve kriminale apo ngjarjeve të tjera që cënojnë rendin e qetësisë publike.Policia ka vënë në dispozicion numrat telefonik pa pagesë për të denocuar çdo veprim të paligjshëm apo ngjarje aksidentale. Numrat janë 129 dhe Nr. 126.Në një njoftim për shtyp informohet se masat janë marrë në drejtim të a- Parandalimit, zbulimit dhe goditjes në kohë të çdo lloj tendence kriminale. b- Rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimit të ngjarjeve aksidentale. c- Sigurimin e rendit dhe qetësisë në të gjithë territorin e Qarkut të Tiranës e në veçanti në Qëndrat Tregetare, Bulevardet dhe Sheshet kryesore si dhe në lokalet ku qytetarët do të festojnë ndrimin e viteve. d- Sigurimit të Ambasadave, Rezidencave të tyre, Objekte të Rëndësishme, duke përfshirë edhe në nënstacionet elektrike e depot e ujit. e-Bashkëpunimit me shërbimet e emergjenës si: Ambulancat, Zjarrëfiksit.Duke marrë shkas nga aksidenti automobilistik i datës 27 dhjetor 2009, ku gjeten vdekjen 3 te rinj, e 4 u plagosen ka planifikuar masa dhe do të ushtrojë kontrolle të plota ndaj të gjithëve drejtuesve të mjeteve, të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit në rrugor, ecin me shpejtësi tej normave të lejuara apo drejtojnë automjetin nën efektin e pijeve alkoolike.Kontrollet do të ushtrohen gjatë orëve të vona të natës dhe gjatë netëve që shoqërojnë festat e fundvitit. Grupe kontrolli të organizuara në vende të ndryshme si në qytet ashtu dhe në linja do të jenë në gadishmëri për të ruajtur sigurinë.Në fund të informacionit Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë përdorimit të fishekzjarrëve dhe për të mos shkaktuar incidente të mundshme.(s.g/BalkanWeb)