Peçi: “PBDNJ, jo pjesë e merkatos politike”
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Kam përshtypjen se për shkak të zgjedhjeve të afërta, politika shqiptare po kthehet në një treg që mbështetet mbi bazën e ofertë-kërkesave dhe do të thosha se protagonistë të këtij tregu bëhen dhe drejtues partish të vogla, që më të gjatë kanë emrin sesa radhët e anëtarësisë së tyre. PBDNJ nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë pjesë e këtij tregu ku themelin e koalicioneve e përbën plotësimi i interesave vetjake për sigurim mandati”
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut nuk do të jetë pjesë e merkatos politike. Ky konfirmim vjen nga deputeti i kësaj partie, Spiro Peçi. Deputeti i PBDNJ-së ka pohuar për “Ballkan” se për shkak të zgjedhjeve të afërta, politika shqiptare po kthehet në një treg që mbështetet mbi bazën e ofertë- kërkesave, ndërkohë që krerët e partive të vogla janë kthyer në protagonistë të këtij tregu. Sipas Peçit, në këtë treg thelbin e koalicioneve e përbën plotësimi i interesave vetjake për sigurim mandati dhe jo çështje parimore. Deputeti i PBDNJ-së tha se për partinë që ai përfaqëson është ende herët për të folur për mundësinë e bashkimit me njërin apo tjetrin koalicion. Peçi ka pohuar gjithashtu se deri tani PBDNJ nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare nga asnjëra prej partive apo kaheve politike për negociata lidhur me krijmin e koalicioneve. Ai ka komentuar më tej prioritetet e partisë që përfaqëson, duke pohuar se në plan të parë mbetet përgatitja për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në këtë kuadër PBDNJ po punon për aktivizimin e strukturave nga baza në qendër. Në kuadër të zgjedhjeve të ardhsme, Peçi tha se e rëndësishme është dhe hartimi i Kodit Zgjedhor, i cili, sipas tij, do të përfundojë brenda muajit shtator. Por për deputetin e PBDNj-së është e rëndësishme që në kuadër të zgjedhjeve të përcaktohen qartë rregullat, një ndër të cilat do të ishte dhe përcaktimi në kod që asnjë zgjedhës të mos votojë pa kartë identiteti.
Koalicionet
“Kam përshtypjen se për shkak të zgjedhjeve të afërta, politika shqiptare po kthehet në një treg që mbështetet mbi bazën e ofertë-kërkesave dhe do të thosha se protagonistë të këtij tregu bëhen dhe drejtues partish të vogla, që më të gjatë kanë emrin sesa radhët e anëtarësisë së tyre. PBDNJ nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë pjesë e këtij tregu ku themelin e koalicioneve e përbën plotësimi i interesave vetjake për sigurim mandati”, - pohon Peçi. Sipas tij, kjo nuk do të thotë se PBDNJ është kundër koalicioneve, por për të është ende herët për të folur për një qëndrim. Ai saktëson gjithashtu se qëndrimi i tyre, për t u bërë pjesë e njërit apo tjetrit koalicion, nuk do jetë në varësi të formulës së ndarjes së votve, por në varësi të programeve.
“Edhe pse nuk më pëlqen të përdor fjalën ofertë , mund të them se deri më sot zyrtarisht, nuk kemi hyrë në bisedime me asnjë parti për t u bashkuar në ndonjë koalicion të mundshëm”, - tha ai, lidhur me komentet mediatike për negociatat e nisura nga LSI apo PS me këtë parti.
Prioritetet e PBDNJ
Prioriteti i PBDNJ-së në këtë periudhë përgatitja e strukturave të partisë në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Peçi sqaron se ndryshimet që u bënë në Kushtetutë, domosdoshmërisht, do të sjellin dhe hartimin e një kodi elektoral për ta përshtatur me sistemin e ri zgjedhor të miratuar. Ai shpreh bindjen se kodi i ri do të përfundojë brenda afateve. “Në bazë të Kushtetutës kodi miratohet minimalisht me 84 vota, gjë që e bën të domosdoshëm një konsensus të paktën të dy partive të mëdha parlamentare, konsensus që, me sa duket, tashmë është i siguruar. Unë, edhe si anëtar i këtij komisioni, shpreh bindjen se kodi elektoral i ri do të përfundojë brenda muajit shtator”, - tha ai. Peçi sqaroi se dhe për PBDNJ ka shumë rëndësi përcaktimi i rregullave që do të garantojnë votën pa deformime. “Në këtë drejtim rëndësi të veçantë do të merrte fakti i përcaktimit në kod se askush nuk mund të votojë, nëse nuk paraqitet në kutinë e votimit pa kartën e identitetit. Pra Reforma Zgjedhore duhet të jetë prioritet i prioriteteve”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 04/09/2008