Darragjat, shtëpitë kthehen në stalla

Me dhjetëra fshatra ne zonën e Nenshkodres vazhdojnë te jene te mbuluara plotësisht nga uji, ndërsa temperaturat janë ulur nen zero grade. Në Darragjat te komunës Dajç, banoret janë detyruar te kthejnë banesat ne stalla bagëtish. Ata tregojnë se mbajtja e tyre është e vetmja mënyrë jetese, pasi përmbytja ka çarë rrugën kryesore, duke i izoluar nga pjesa tjetër e zonës. Sipas banoreve, nëse nuk ndërhyhet ne argjinature, përmbytjet do te vijojnë sapo te rinisin shirat. Vetëm ne këtë fshat numërohen 60 krerë bagëti dhe 2 mijë shpendë te ngordhura.
Shpërndaje