Banoret e F. Krujës jetojnë me qera

Pas përmbytjes banoret e disa lagjeve ne zonën e Fushë Krujës nuk mund te banojnë me ne shtëpitë e tyre. Tashme u bene jave qe ata jetojnë tek te afërmit ose me qira. Por duket se kjo situate nuk mund te vazhdoje me gjate pasi banoret shprehen se nuk kane marre asnjë ndihme nga shteti as ne veshmbathje. Ndërkohë, vazhdojnë punimet nga pushteti vendor për zgjerimin e lumit Mzeze, për t`i paraprire përmbytjeve te mundshme. Sipas Bashkise pritet te shemben edhe objektet e ndërtuara pa leje ne afërsi te lumit.
Shpërndaje