Hapën zjarr mbi policinë, arrestohen 15 persona në Kamëz
TIRANË- Përleshje mes policisë e një grupi të armatosur në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamëz, ku janë arrestuar 15 persona të cilët kanë kundërshtuar policinë duke hapur edhe zjarr drejt tyre.
Forcat e policisë së komisariatit nr.5 së bashku me FNSH kanë ndërmarrë sot një operacion për të ndaluar disa persona të cilët prej dy javësh bllokonin furgonat që udhëtonin drejt Tiranës tek Bulevardi Blu në Kamëz, për të favorizuar linjën e autobusit Kamëz-Tiranë.
Ankesat dhe denoncimet detyruan forcat e policisë të ndërhynë për të zhbllokuar situatën, por këta persona bënë rezistencë duke qëlluar me armë në drejtim të bluve të kryeqytetit.
Sipas burimeve të policisë është shoqëruar në komisarit edhe pronari i linjës së autobusit Kamëz-Tiranë, Lush Osmani për të dhënë sqarime mbi ngjarjen.
(ma.ar/BalkanWeb)