Tiranë, vrasje me armë zjarri, 1 vdes 3 plagosen
TIRANE - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, rreth orës 1:45 të mëngjesit të sotëm, përballë prokurorisë së rrethit të Tiranës. Një person u ekzekutua me armë zjarri dhe tre të tjerë u plagosën, pas një sherri për motive të dobta.
Viktima N. Doda mendohet se është pronari i lokalit të quajtur San Marco. Sic raportohet, ngjarja ka nisur brenda tavernës San Marco, ku disa klientë të ulur në tavolina të ndryshme kanë filluar të grinden. Viktima mendohet se ka ndërhyrë për të ndalur sherrin por ka mbetur viktimë e këtij të fundit.
Mësohet se të plagosurit janë transportuar në Spitalin Ushtarak ku dhe janë në përkujdesjen e ekipit mjekësor. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën dhe ndodhen në reanimacionin e këtij spitali.
Këto janë të dhënat paraprake të cilat pritet të konfirmohen nga grupi i hetimit i cili ka shkuar në vendngjarje ku ka nisur punën për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Policia ka shoqëruar disa persona në cilësinë e dëshmitarit lidhur me ngjarjen, 6 vajza dhe 3 djem, të cilët do të merren në pyetje prej grupit hetimor.
(ar.si/BalkanWeb)