E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategji per Krizen, perballe rritjes ekonomike

Komiteti i Planifikimit te Strategjive (KPS) miratoi dje kuadrin makroekonomik dhe fiskal per periudhen 2010-2012. Kryeministri Berisha, duke theksuar se Shqiperia nuk eshte prekur nga kriza financiare boterore, u ndal ne disa nga drejtimet kryesore qe imponojne kushtet e reja. "Ështe fat i madh qe ne nuk jemi te prekur nga kriza dhe kjo eshte e sigurt. Ekonomia jone nuk ka pasur nje komponent te fuqishem financiar. Ne teresi ajo ka qene 70 per qind ekonomi reale dhe 30 per qind financiare. Por tensioni boteror na imponon qe edhe ne te ndjekim disa trende: rritja e investimeve, rritja e pagave dhe pensioneve dhe ulja e taksave, qe ne e kemi. Une besoj se ky eshte trinomi me i shkelqyer per te mbrojtur ekonomine e vendit. Ne, fatmiresisht, i kemi, por tani duhet te jemi te kujdesshem edhe ne problemin e deficitit. Nuk them te mos shkojme drejt uljes, por drejt nje ulje shume te moderuar, pasi eshte nje situate e re. Vini re te gjitha ekonomite boterore, me ne krye Japonine, kryeministri i se ciles paraqiti kete vit buxhetin me gjigant, duke rritur deficitin," u shpreh Kryeministri.

Berisha vleresoi se Shqiperia eshte ne rrugen e duhur per sa i perket ketyre trendeve, duke kerkuar qe ato te reflektohen edhe ne kuadrin makroekonomik e fiskale 2010-2012. "Ne qofte se na thuhet se cilat jane masat antikrize qe ne marrim, - u shpreh Kryeministri - mendoj se ne jemi ne rruge te shkelqyer ne kuptimin e taksave, te tjeret po i ulin, ndersa ne i kemi te uleta dhe po i ulim prape. "Ne, - vijoi Berisha, - kemi politiken e rritjes se pagave me te mire se kushdo tjeter per proporcionet tona, i kemi investimet 32 per qind te buxhetit, te cilat do t'i ruajme. Ketu kryeministri pohoi se "mund te kishim deshire te ishim me suficit, mund te kishim deshire te ishim me deficit 1 per qind, por kushtet e reja te krijuara nga nje krize qe ka perfshire ekonomite e medha na imponojne te jemi te kujdesshem dhe do te behet nje kombinim midis Hajek-ut dhe Kejns-it". Sipas Berishes, Kejnsi nuk vjen dot teresisht, por edhe nuk u zhduk. Keto tre drejtime duhet t'i keni parasysh ne kete buxhet. Per kryeministrin, "ne jemi nje vend qe do te ndertoje infrastrukturen, ndaj ky nuk eshte nje koncept abuziv". Ketu kryeministri theksoi se "sa te jem ne qeveri shqiptaret do te kene rritje pagash e pensionesh", - duke argumentuar se rritja e pagave eshte nje kombinim i inkurajimit te ofertes dhe kerkeses" dhe theksuar se "me se shumti kjo do te jete edhe dalja nga kriza e vendeve te tjera".

Nderkohe, gjate diskutime mbi kuadrin makroekonomik e fiskal 2010-2012, Kryeministri kerkoi nga Ministria e Financave te punoje mbi bazen e treguesve te nxjerre Instituti i Statistikave, institucioni ligjerisht pergjegjes per llogaritjen e tyre. Duke i terhequr vemendjen Ministrise se Financave se ajo nuk eshte institucioni qe ben kalkulimin e rritjes ekonomike, Kryeministri Berisha u shpreh se kjo ministri duhet te perdore te dhenat e INSTAT-it.

Shifrat, pse reference eshte Instituti i Statistikave

Ne mbledhjen e djeshme, Berisha tha se "shifra me e vertete per rritjen ekonomike, eshte ajo qe jep Instituti i Statistikave". Duke theksuar se vazhdimi i politikes se rritjes se pagave dhe pensioneve, eshte kushti me kryesor dhe drejtim themelor i qeverisjes, Berisha tha se shifrat duhet t'ia leme institucionit qe ia kemi besuar. "Ne rast se kemi dyshimin me te vogel, te ulemi me te dhe e diskutojme. Ne Institutin e Statistikave ka nje punonjes te Fondit Monetar Nderkombetar, i cili ka punuar se bashku me ta per muaj te tere, i cili ka qene ne zyren time dhe i ka certifikuar teresisht shifrat e tyre. Ky eshte realiteti," u shpreh Kryeministri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›