E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sali Berisha: Rrija eshte 9.9% aq sa thote INSTAT-i

Berisha: Shifra eshte nxjerre nga Instituti i statistikave dhe nuk ke asnje te drejte ti (i drejtohet zv.ministrit te Financave) as ministri yt dhe asnje njeri ne qofte se nuk i gjen gabimet apriori t'ia hedhesh poshte, se te leverdis. Ështe nje praktike absolutisht e papranueshme.

Bode: Ne kemi marre kontakt me drejtorine e statistikave dhe...

Berisha: Edhe une kam marre kontakt shume te hollesishem me te.

Bode: Dhe ata me kane thene qe rritja vjetore mund te jete ne kufijte 7 deri ne 8 per qind.

Florion Mima: Ne jemi ne respekt te ligjit per te informuar cdo fillim janari Komitetin e Planifikimit te Strategjive, lidhur me treguesit makro. E verteta eshte qe ne, kemi vetem tre tremujore per vitin 2008.

Berisha: Ju te nderuar zoterinj jeni ne konflikt te hapur interesi me shifrat. E kuptoni vete ju, prandaj axhustimi do te behet, i te gjitha te dhenave me shifren qe jep Instituti i Statistikave. Jam plotesisht dakord qe ajo qe ka biseduar edhe Ridvani, qe tremujoret mund te kene nje mesatarizim, por ama shifer tjeter ne nuk mund te perdorim. Jane te certifikuara nga Fondi Monetar Nderkombetar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›