Hapësirë e përbashkët arsimore Kosovë-Shqipëri
Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, Enver Hoxhaj, nesër do të nënshkruajë një marrëveshje me homologun e tij shqiptar në Korçë, e cila i ofron sistemet arsimore drejt një sistemit përbashkët arsimor ndërmjet dy vendeve.
Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka bërë të ditur se nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet pikërisht në Ditën e 7 Marsit, datë kjo që përkon me përvjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë.
“Ne më 7 Mars e kemi një ngjarje shumë simbolike me që Ministria i Arsimit e Shqipërisë dhe unë si ministër i Arsimit të Republikës së Kosovës, takohemi në Korçë, ku e kemi një ngjarje të veçantë dhe historike kulturore, nënshkrimin e një marrëveshjeje të përbashkët, e cila i përafron sistemet tona arsimore drejt një sistemi të përbashkët arsimor”, ka thënë ministri Hoxhaj.
Sipas tij, ky bashkëpunim mes dy ministrive ka për qëllim shkëmbimin akademik dhe shkencor, për të ndërtuar një hapësirë mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Ky bashkëpunim në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë është në nivelin e plan-programimeve të përbashkëta në nivelin e testeve të përbashkëta në nivelin e gradave të përbashkëta në nivelin fillor dhe të mesëm, në nivelin e shkëmbimit akademik të shkëmbimit shkencor, me qëllim të vetëm që Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë ta ndërtojnë gradualisht një hapësirë të përbashkët akademike në kuadër të një hapësire të përbashkët arsimore akademike në rrafshin e Bashkimit Evropian”, ka thënë Hoxhaj, transmeton Zyra e Informacionit e MASHT-së.