2.3 miliardë për energji
Komisioni Evropian ka ndarë 2.3 miliardë euro për rinovimin e rrjetit të vjetruar elektrik dhe të gazit dhe zvogëlimin e varësisë nga burimet e energjisë që vijnë nga Rusia.
Pas ndarjes së 1.5 miliardë euro, në dhjetor, BE-ja do të investojë gjithsej 4 miliardë euro për përmirësimin e rrjeteve elektrike dhe të gazit në 18 muajt e ardhshëm, që është shuma më e madhe e ndarë nga BE-ja për këto qëllime.
Komisionari i BE-së për energji, Gunter Etinger, tha se këto mjete do të ndihmojnë ndërlidhjen e rrjeteve të energjisë në BE, të cilat janë krijuar kryesisht për tregjet kombëtare.
Kjo do t’i mundësojë BE-së të kalojë burimet e energjisë, veçanërisht gazin, në pjesë tjera të Unionit. Ai shtoi se Komisioni Evropian ka miratuar 910 milionë euro për 12 projekte që lidhen me rrjetet elektrike dhe 1.4 miliardë euro për 31 projektet në lidhje me tubacionet e gazit.
Etinger shtoi se disa rrjete elektrike dhe të gazit në BE janë të vjetra deri në 40 vjet, dhe vlerëson se në tre vjetët e ardhshme për modernizimin e tyre nevojiten 22 miliardë euro.