E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitime rekord të KESH-it

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) vazhdon të sigurojë të ardhura të konsiderueshme nga shitja e energjisë elektrike.

Për muajin mars janë lidhur disa kontrata me kompani të njohura energjetike, për shitjen e 430 mijë megavatëve, duke garantuar 16 milionë euro të ardhura.

Megjithatë, shuma në fjalë konsiderohet modeste në raport me problemet ekonomike që ka kompania, si pasojë e borxheve të mëdha të trashëguara nga OSSH-ja.

Burime zyrtare nga KESH konfirmojnë prezencën e “CEZ Trade Albania” në tender, pronari i OSSH, i cili siguroi një ndër ofertat më të mira. Sa i takon çmimit të shitjes, KESH vijon t’i referohet bursës së Athinës, e cila ofron tarifa të leverdishme.

Kontratat e lidhura për muajin mars u bashkëngjiten marrëveshjeve të kaluara, janar-shkurt, duke krijuar një stabilitet të qëndrueshëm për financat e brishta të KESH-it. Nuk ka ende një shifër zyrtare se sa ka fituar korporata në muajt e parë të vitit, po vlerësohen të jenë afër 20 milionë euro, ndërsa i gjithë viti 2009 rezultoi me 25 milionë euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›