Hapësirë, zbulohet një tjetër eksoplanet
WASHINGTON- Astronomët amerikanë zbuluan eksoplanetin e dytë më të vogël me një masë vetëm katër herë nga ajo e Tokës. "Ky zbulim është i shquar sepse tregon se ne po zbulojmë planete akoma më të vegjël jashtë sistemit tonë diellor'', deklaroi astronomi Andreë Hoëard në Universitetin Kalifornian në Berkeley. Ky planet i largët, i quajtur HD156668b, ndodhet në një sistem yjor rreth 80 vite dritë nga Toka, një vit dritë është ekuivalent me 9 460 miliardë kilometra. Eksoplaneti më i vogël i njohur deri tani quhet ''Gliese 581e'', dy herë masa tokësore. Ai u zbulua në prill 2009 nga një astronom zviceran dhe ndodhet rreth 20,5 vite dritë nga Toka. Ekipi shkencor i teleskopit të ri hapësinor amerikan ''Kepler'', lëshuar në mars 2009 për të gjetur planete si motra me Tokën jashtë sistemit tonë diellor, njoftoi gjatë konferencës zbulimin e pesë ekspoplaneteve të tjerë, të gjithë me përmasa të mëdha dhe me shumë nxehtësi, temperatura e të cilëve arrinte nga 1 200 deri në 1 648 gradë Celsius. (e.n/ata/BalkanWeb)