E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet permbytje edhe ne Elbasan

Per shkak te reshjeve pati rreshqitje te dheut edhe ne linjen hekurudhore Librazhd-Pogradec ne fshatin Dragostunje.

Masive dheu dhe balte shkaktuan bllokimin te linjes hekurudhore e per pasoje edhe anomali ne itinerarin e levizjes se trenit ne linjen Tirane-Pogradec.

Zona u pastrua me pas nga punonjesit e Drejtorise se Rrugeve Nacionale duke derguar ne vend mjetet e renda.

Reshjet shkaktuan permbytje edhe ne Elbasan. Situata eshte renduar nga mungesa e kanalizimeve ne nje prej lagjeve dhe prurjeve te shumta te shiut.

Por problemi me shqetesues mbetet dalja e ujerave te zeza ne siperfaqe te cilat futen ne oborret e shtepive. Kjo situate krijohet sa here qe bie shi dhe banoret detyrohen qe ta nxjerrin ujin qe futet ne oborret e shtepive me kova.

Ata kane kerkuar nga autoritetet shume here berjen e kanalizimeve por kjo mbetet thjesht nje shprese e larget per tu realizuar.

Pervec kesaj kjo lagje vazhdon te rrezikohet edhe nga Perroi i Zaranikes argjinatura e te cilit eshte ne gjendje kritike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›