E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet "ankandi" për Gjykatën e Lartë

Presidenti i Republikës ka nisur procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj për vendet vakante në Gjykatën e Lartë. Lajmi është bërë i ditur dje nga Drejtoria e Informimit Publik të Presidencës. Sipas kësaj drejtorie, "njoftohen të gjithë personat e interesuar se afati i fundit për të paraqitur kërkesën pranë Institucionit të Presidentit është data 10 prill 2008". Përfundimi i mandatit të disa prej gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka vënë në lëvizje Presidentin Topi për të gjetur zëvendësuesit e tyre. "I gjithë ky proces do jetë transparent e në respekt të ligjeve në fuqi e të standardeve të kërkuara", thuhet në një njoftim zyrtar të Presidencës, ndërsa vetë Presidenti Topi e ka vlerësuar si mjaft të rëndësishëm këtë proces e veçanërisht transparencën e kësaj vendimmarrjeje për publikun.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›