E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon beteja për Luanin e Artë

Festivali i 68’të Filmik i Venezia’s i hapi dyert e veta. Fillimi i Mostrës do të kalojë në shenj të filmit të ri të aktorit amerikan, George Clooney, në të cilin përveçqë luan rolin kryesor, Clooney është edhe njeriu përgjegjës që qëndron parapa kamerës. Nga Express më 01 shtator 2011 në ora 12:15

Në fund të verës tejet të nxehtë në Itali, Venezia po bëhej gati për pritjen e yjeve filmikë, si Jodie Foster, Madonna, Kate Winslet dhe Al Pacino. Që të gjithë tashmë e kanë konfirmuar ardhjen e tyre në edicionin e 68’të të festivalit Filmik në Venezia, i cili cilësohet si festivali më i vjetër botëror filmik i kategorisë A. Ndërkaq, mbase njëri ndër yjet më të mëdha të aktorëve meshkuj në botën e filmit momentalisht, George Clooney, kësaj radhe vjen në Lido të Venezia’s jo vetëm si aktor por edhe si regjisor.

Fillimisht “The Ides of March”

Filmi më i ri i Clooney “The Ides of March" (Ditët e Marsit) është një triler politik, i cili sigurisht se do të përshtatet për mrekulli në fushatën tashmë të hapur presidenciale në SHBA. Nëpërmjet vepër së tij të katërt si regjisor, Clooney do të konkurrojë për Luanin e Artë bashkë me edhe 23 filma të tjerë. E në mesin e konkurrentëve të tij regjisorialë janë edhe emrat si Roman Polanski, i cili në Venezia e dërgoi filmin e tij “Masakra” (Carnage), sipas të autores franceze Yasmine Reze “God of Carnage”, me Kate Winslet dhe Jodie Foster në rolet kryesore. Regjisori kanadez, David Cronenberg, vjen në Lido me filmin e tij “Metoda e Rrezikshme” (A Dangerous Method), i cili trajton temën e psikanalizës, duke tematizuar ndarjen psikanalistit Sigmund Freud dhe nxënësit të tij, Carl Gustav Jung.
Regjisori amerikan, Steven Soderbergh, do të shfaq jashtë konkurrencës filmin e tij të fundit "Contagion", por edhe filmin e tij tjetër "W.E.", i cili është një rrëfim dashurie ndërmjet mbretit britanik Eduardi i VIII dhe Wallis Simpson. Ky film ishte paralajmëruar të shfaqej në Festivalin e Filmit në Berlin, i cili u mbajt shkurt të këtij viti, por shfaqja e tij u mundësua tek në Venezia. Pjesë e filmit është edhe pop-këngëtarja Madonna. Ndërkaq pjesp e garës në Lido do të jetë edhe adaptimi i Tomas Alfredson i filmit “Tinker, Tailor, Soldier, Spy”, të John le Carre, me Gary Oldman në rolin e super-spiunit George Smiley, si dhe filmi i Al Pacino’s “Wilde Salome”, i cili merret me obsesionin e Pacino’s me shkrimtarin Oscar Wilde, gjegjësisht me veprën e tij kontroverse “Salome”.

Festival i autorëve

Ngjashëm si me filmat, dhe juria e edicionit të këtij viti do të kalojë në shenj të industrisë filmike amerikane. Nëp krye të jurisë sivjet do të jetë regjisori amerikan, Darren Aronofsky, i cili e bëri regjinë e filmit “The Black Swan” (Mjellma e Zezë).
Ndryshe, Festivali Filmik në Venezia jo vetëm që është festivali më i vjetër i këtij lloji në botë, por ai konsiderohet edhe si festival i autorëve. Në Venezia hapat e parë në skenën e filmit botëror i bënë shumë regjisorë që sot konsiderohen ikona të kinematografisë botërore, si Kurosava, Bergmann, Antonioni dhe Visconti. Festivali i Venezia, që njihet edhe si Mostra, krahas Festivalit të Filmit në Cannes dhe atij në Berlin, konsiderohet si festivali i tretë filmik i kategorisë A. Sot, Festivali Filmik në Venezia është pjesë e Bienales artistike, që po ashtu mbahet në të njëjtin qytet italian.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›